Site icon Telegrafi

Sokol Havolli emërohet drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës

Ish-kryeshefi i “Prishtina Parking”, Sokol Havolli, ka njoftuar se nga e hëna ka marrë detyrën si Drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës.

“Me përkushtim të plotë dhe fokus do ta orientoj këtë përgjegjësi për të rritur dinamikën e realizimit të projekteve. Falënderoj Kryetarin Përparim Rama për besimin dhe mundësinë për të kontribuar në transformimin e qytetit tonë”, ka deklaruar Havolli.

Ai ka shprehur mirënjohje për ish-drejtorin Krenar Xhaferi për punën e tij, ndërsa ka theksuar se aktualisht shumë projekte infrastrukturore janë në proces dhe synimi i tij do të jetë përmbyllja e tyre me ritëm të lartë dhe efikasitet maksimal.

“Prishtina ka nevojë për një zhvillim të përshpejtuar në infrastrukturë, dhe kjo do të jetë një nga prioritetet e mia kryesore në pjesën e mbetur të mandatit”, ka përfunduar Havolli./Telegrafi/

Exit mobile version