Sokol Cikalleshi është bërë protagonist absolut i ndeshjes së Ligës së Kampioneve 2 në Azi, duke shënuar tre gola të njëpasnjëshëm përballë Ravshan të Taxhikistanit me fanellën e Tractor.
Në minutën e 14-të, Cikalleshi gjeti rrjetën pasi iu shmang pozicionit jashtë loje, duke kaluar topin mbi portierin.
Më pas, e kishte radhën të shënonte edhe me penallti me “panenka” vetëm 9 minuta më vonë për të trefishuar shifrat.
Në minutën e 27, erdhi edhe goli i tretë personal i CIkalleshit, me një goditje në ecje e sipër pas një krosimi nga e djathta.
Këta ishin golat e parë të Cikalleshit me fanellën e Tractor, të cilit iu bashkua gjatë verës, duke i dhënë lamtumirën kampionatit turk. /Telegrafi/