Telegrafi

Sofyan Amrabat prezantohet te Man Utd dhe zgjedh numrin që do ta mbaj në fanellë

Sofyan Amrabat është bashkuar me Manchester Unitedin në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.

Mesfushori maroken është huazuar në Old Traford për një edicion nga Fiorentina.

27-vjeçari është prezantuar tani në klubin e tij të ri dhe ka zgjedhur edhe numrin që do ta mbajë në fanell.

Reprezentuesi maroken do ta mbajë fanellën me numër katër në Old Traford.

Amrabat u kërkua për një kohë të gjatë nga United, pasi lojtari maroken ishte dëshira kryesore e trajnerit Erik Ten Hag.

Gjithashtu lojtari kishte refuzuar oferta të rëndësishme dhe shumë fitimprurëse nga Arabia Saudite vetëm e vetëm që të punonte me trajnerin Ten Hag. /Telegrafi/