Sofyan Amrabat është bashkuar me Manchester Unitedin në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.
Mesfushori maroken është huazuar në Old Traford për një edicion nga Fiorentina.
27-vjeçari është prezantuar tani në klubin e tij të ri dhe ka zgjedhur edhe numrin që do ta mbajë në fanell.
#️⃣4️⃣
Suits you, Sofyan 👌🇲🇦#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) September 5, 2023
Reprezentuesi maroken do ta mbajë fanellën me numër katër në Old Traford.
Amrabat u kërkua për një kohë të gjatë nga United, pasi lojtari maroken ishte dëshira kryesore e trajnerit Erik Ten Hag.
Bolstering our midfield 🛡️#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) September 5, 2023
Gjithashtu lojtari kishte refuzuar oferta të rëndësishme dhe shumë fitimprurëse nga Arabia Saudite vetëm e vetëm që të punonte me trajnerin Ten Hag. /Telegrafi/