Kur blejmë garnitura për ulje, duam që t’i përshtatim në mënyrë që sofa që jetë në harmoni me kolltukun. Por, kjo nuk do të thotë se duhet të bëhet gjithmonë.
Pse mos të provohen kombinime të mobilieve të formave e ngjyrave të ndryshme?
Kombinimet me të hirtën
Nëse keni sofë me tone të ngjyrës së hirit, ndërsa nuk doni që të keni tepër kontrast në hapësirë, atëherë në enterier vendoseni një kolltuk me dizajn më ndryshe, por me ngjyrë të bardhë ose të zezë.
Për një dizajn të tillë sofën për ulje dekorojeni me jastëkë të bardhë dhe të kuq, transmeton Telegrafi.
Kombinimet me të kaltrën
Ngjyra e kaltër ka ndikim qetësues dhe përshtatet në mënyrë të shkëlqyeshme me ngjyrën bezhe dhe nuancat e ngjyrës së kafesë.
Nëse në dhomën tuaj dominojnë ngjyrat në mobilie me këto tone, lirisht mund ta blini një karrige ose kolltuk me ngjyrë të kaltër.
Kombinimet me të kuqen
Nëse e përdorni me masë, e kuqja ofron rezultate të shkëlqyeshme. Me një garniturë të bardhë për ulje shumë bukur mund të kombinohen kolltukët me ngjyrë të kuqe.
Mund të zgjidhni edhe një sofë klasike me stof të kuq, ndërsa me të ta kombinoni një kolltuk ultra modern me dizajn të pazakontë dhe me ngjyrë të ullirit.
Kombinimi ultramodern
Shërbehuni me një kombinim interesant të ngjyrës së kaltër të ndritshme dhe ngjyrës së gjelbër.
Gjejeni një kolltuk të pazakontë, jastëkët në sofën e kaltër i mbështillni me saten e gjelbër dhe kënaquni në komforin joshës.
Këshillë: Kombinojeni sofën me ngjyrë hiri dhe bezhë dhe kaltër. Do të duken krejtësisht ndryshme dhe interesante. Dekorojeni me jastëkë të kuq.
Me këtë divan tre-vendesh, kombinojeni me kolltuk me ngjyrë cirk dhe bezhë. /Telegrafi/