Real Sociedadi e ka eliminuar Atletico Madridin nga Kupa e Mbretit, pasi shënoi fitore 2-0.
Skuadra vendase u tregua shumë e fortë për Los Cholchoneros, duke arritur të shënonte dy gola të bukur.
Ishte minuta e 33-të e takimit, kur Joseba Zaluda asistoi te Adnan Januzaj që shënoi një gol të bukur me kokë.
Sociedadi e filloi edhe më mirë pjesën e dytë, duke ia arritur të shënonte edhe një herë.
Ishte minuta e 47-të e takimit, kur Alexander Sorloth shënoi për 2-0.
📸 51’ | 2-0 | WE THE NORTH 🇳🇴#KopaRS | #AurreraReala pic.twitter.com/MHPgcMA7H5
— Real Sociedad Fútbol (@RealSociedad) January 19, 2022
Atletico Madridi tentoi me të gjitha forcat që së paku të barazonte rezultatin, mirëpo nuk ia doli një gjë të tillë.
Kështu, Sociedadi e eliminoi skuadrën që drejtohet nga Diego Simeone, për të kaluar në rrethin tjetër. /Telegrafi/