Poezi nga: Paul Eluard
Përktheu: Emil Asdurian
Nuk mund të më njohin
Aq mirë sa ti më njeh
Sytë e tu ku ne flemë
Që të dy
Dritës sime njerëzore i dhanë
Një fat më të mirë se netët e botës
Sytë e tu ku unë udhëtoj
Rrugë gjesteve u dhanë
E një ndjenjë ndarë nga toka
Nuk mund të të njohin
Më mirë se të njoh unë