Telegrafi

Smalling pas debutimit këtë sezon me Romën: Kam pritur gjithë verën për t’u transferuar

Chris Smalling (AS Roma/Twitter)

Chris Smalling shijoi rikthimin e tij për Romën në një barazim 0-0 me CSKA Sofia në kuadër të grupeve në Ligën e Evropës, por ishte entuziast me debutimin këtë sezon.

Kjo ishte paraqitja e parë e qendërmbrojtësit anglez në këtë sezon, pasi midis negociatave të transferimit të Manchester United dhe dëmtimit, ai nuk kishte luajtur që nga fundi i korrikut.

Ky rikthim të Roma dhe debutimi në ndeshjen e Ligës të Evropës e ka lumturuar anglezin, i cili ka thënë se ka pritur gjithë verën për të luajtur për Giallorossët.

Lexo po ashtu Roma ndalet në barazim nga CSKA Sofja

“Kam qenë duke pritur gjatë gjithë verës për t’u kthyer atje”, ka thënë fillimisht Smalling për Sky Sport Italia.

“Është kënaqësi të kthehem me ekipin, edhe pse jemi të zhgënjyer që nuk kemi marrë tri pikët e plota”.

“Ne nuk luajtëm me intensitetin e duhur në pjesën e parë, duhet të kishim lëvizur topin më shpejt, diçka që e bëmë më mirë pas pushimit”.

“Ndihem mirë dhe u përpoqa ta ndihmoj ekipin. Jam stërvitur mirë në dy ditët e fundit dhe po kthehem në formë. Ende nuk jam në gjendjen time më të mirë, por jam i sigurt që do të arrij atë atje shumë shpejt”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/