Telegrafi

Smallin ndërron skuadër, por mbetet në Ligën Premier

West Ham Unitedi raportohet se është duke planifikuar të ofrojë 20 milionë funte për mbrojtësin Chris Smalling nga Manchester Unitedi.

Mbrojtësi anglez është njëri prej lojtarëve kryesor të Louis van Gaalit dhe forma e tij e mirë këtë sezon ka joshur interesimin e klubit londinez që gjatë verës pritet të bëjë një ofertë për të.

Sipas Brentwood Gazette, “Çekanët” e kanë ndërmend të joshin lojtarët e kalibrit të lartë për t’u përgatitur për periudhën e re në stadiumin Olimpik të Londrës.

26-vjeçari është paraqitur në 45 ndeshje dhe ka shënuar dy gola këtë sezon në të gjitha garat për Djajtë e Kuq.