Site icon Telegrafi

Me sloganin ‘Trafikimi i Prekë të Gjithë – MOS HESHT’ hapet fushata kundër trafikimit me qenie njerëzore në Komunën e Malishevës

Nën organizimin e zyrtares për barazi gjinore në Komunën e Malishevës, Vera Bytyçi, si dhe në bashkëpunim me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi, si dhe në koordinim me Drejtorinë për Arsim dhe Edukim, Sabit Berisha, OJQ- Feride Hoxha- Handikos, dhe SHFMU-të ’17 Shkurti’ Banjë, ‘Vesel Pagarusha’ në Pagarushë dhe ‘Fehmi Agani’ Turjakë, përfaqësuesi nga Stacioni i Policisë në Malishevë nga sektori përgjegjës, Petrit Zogaj dhe Olembi Ndrecaj nga Njësiti Regjional Gjakovë, ka filluar fushata vetëdijësuese ‘Trafikimi i Prekë të Gjithë – MOS HESHT’! .

Kjo fushatë e cila do të zgjasë gjatë muajit nëntor, ka për qëllim që gjatë gjithë muajit nëpër të gjitha shkollat, përmes aktiviteve të ndryshme letrare, vizatimeve, skenimeve të ndryshme teatrale, broshurave e fletpalosjeve, t’i kushtohet një orë temës: Trafikimi Prekë të Gjithë, ta mbrojmë vetën dhe fëmijët tanë.

Përveç mësimdhënësve që gjatë orëve mësimore do t’i kushtojnë rëndësi kësaj tematike, pjesë e këtyre orëve do të ligjërojnë edhe profesionistët dhe ekspertët që i takojnë kësaj fushe kaq të ndjeshme për shoqërinë.

Kjo fushatë ka për qëllim sensibilizimin e brendshëm dhe të jashtëm për parandalimin dhe mënyrën e referimit të rasteve që kanë të bëjnë me veprën e trafikimit me qenie njerëzore. /Telegrafi/

Exit mobile version