Site icon Telegrafi

Sllovia e Lipjanit organizon turnir të futbollit për nder të dëshmorëve dhe martirëve të luftës

Këshilli organizativ në Sllovi të Lipjanit në bashkëpunim me qytetarët kanë organizuar disa aktivitete, por edhe një turnir të futbollit për nderë të dëshmorëve dhe martirëve të luftës së fundit në Kosovë.  Sipas organizatorëve të turnirit, prilli i vitit 1999 gjithmonë sjellë vuajtje dhe dhimbje për viktimat dhe dëshmorët, andaj përmes aktiviteteve dhe turnirit tashmë tradicional do ta përkujtojnë ngjarjen e rëndë e cila kishte ndodhur saktësisht më 15 dhe 16 prill në të cilën kishin mbetur të vrarë e të masakruar 45 banorë.

Kemajl Gashi, njëri nga organizatorët e turnirit të futbollit ka thënë për Telegrafin se përmes aktiviteteve të organizuara nga banorët do t’i kujtojnë dëshmorët dhe civilët e vrarë dhe të masakruar.

Sipas tij, paraqitja e ekipeve ka filluar prej 15 marsit dhe tërheqja e shorteve do të bëhet me 2 prill, ndërkaq finalja e ndeshjes së futbollit do të mbahet më 15 prill.

“Kemi bërë të gjitha organizimet dhe kemi pranuar shumë paraqitje të ekipeve nga të gjitha vendet, andaj ndeshja e parë do të fillon më 3 prill. Në këtë turnir do të ketë edhe shpërblime për vendin e parë dhe vendin e dytë, pastaj do të shpallet edhe lojtari më i mirë, portieri më i mirë e të tjera”, ka thënë Gashi./Telegrafi/

Exit mobile version