Telegrafi

Slloveni Slavko Vincic ndan drejtësinë në finalen e Ligës së Evropës

(Foto: UEFA/Getty)

Gjyqtari slloven, Slavko Vincic, do ta ndajë drejtësinë në finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Eintracht Frankfurtit dhe Rangers.

Finalja e garës së dytë të UEFA-s për nga rëndësia do të zhvillohet më 18 maj në Estadio Ramon Sanchez-Pizjuan në Sevilla.

Duke qenë gjyqtar ndërkombëtar që nga viti 2010, 42-vjeçari e ka ndarë drejtësinë në nëntë ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë edicion duke përfshirë edhe sfidën e dytë çerekfinale ndërmjet Bayern Munichut dhe Villarrealit.

Lexo po ashtu Clement Turpin gjyqtar në finalen e Ligës së Kampionëve

Është hera e tretë që ai është gjyqtar në një finale të UEFA-s, pasi në të kaluarën ka qenë gjyqtar i katërt në finalen e Ligës së Evropës të vitit 2021, si edhe asistent në finalen e po kësaj gare të vitit 2017.

Vincic do të asistohet nga bashkëkombësit e tij, Tomaz Klancnik dhe Andraz Kovacic, kurse gjyqtar i katërt është Srdjan Jovanovic.

Në dhomën e VAR-it ndodhet holandezi Paulus van Boekel, i asistuar nga slloveni Jure Praprotnik dhe spanjollët Alejandro Hernandez Hernandez e Roberto Diaz Perez del Palomar. /Telegrafi/