Sllovakia ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë të grupit B.
Sllovakët triumfuan në stadiumin Stade Pierre-Mauroy kundër Rusisë me rezultat 2:1 dhe me këtë rast morën tre pikët e parë në evropianin e futbollit Euro 2016.
Dy golat e fitores u realizuan në pjesën e parë, por për të parë golin e parë është dashur të pritet deri në minutën e 32-të takimit.
Në fakt, rusët patën rastin më të mirë para se të shënojnë gol sllovakët përmes Fedor Smolov, i cili dërgoi një goditje të fuqishme pranë golit të Matus Kozacik, raporton Telegrafi.
Marek Hamsik dërgoi një pasim të saktë nga rreth 30 metra në drejtim të Vladimir Weiss, i cili pas kaloi një futbollist rus, arriti të mposht Igor Akinfeev në minutën e 32-të të takimit.
Në golin e dytë ndryshuan rolet, kësaj radhe Weiss luajti rolin e asistuesit ndërsa Hamsik shënoi golin e dytë në fund të 45 minutshit të parë.
Në pjesën e dytë rusët e kërkuan rrugën e golit më tepër dhe këtë ia arritën dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes.
Ishte Denis Glushakov, ai i cili realizoi golin e vetëm për rusët pas një aksioni mirë të organizuar. Në vazhdim të takimit më nuk pati gola, megjithëse, rusët këmbëngulën për të barazuar rezultatin dhe kështu, takimi përfundoi 2:1 për Sllovakinë.
Pas kësaj fitore, Sllovakia gjendet në pozitën e dytë të renditjes tabelore të grupit B, ndërsa Rusia mbetet në vendin e fundit me një pikë, po aq sa ka Anglia. /Telegrafi/