Telegrafi

Slimani shënon në debutim me Leicesterin (Video)

Leicester City ka kaluar në epërsi ndaj Burnlyt me rezultatin 1-0.

E gjitha kjo erdhi në minutat shtesë të pjesës së parë pas një harkimi të bukur nga Christian Fuchs, që u shndërrua në gol nga Islam Slimani.

Slimani shënoi në debutim dhe për këtë iu nevojitën vetëm dy goditje në portën e kundërshtarit. Vlen të theksohet se algjeriani shënoi edhe golin e dytë për Leicesterin në minutën e 48. /Telegrafi/