Telegrafi

Skype punëson, Yahoo largon punëtorë

Nga kompania kanë theksuar se para se të gjithash kërkojnë punëtorë të rinj në Londër dhe Stokholm, shkruan BBC.

Vendet e reja të punës do të hapen edhe në Talin, Pragë dhe Pulo Alto të Kalifornisë.

Skype në Londrën qendrore do të hapë një qendër të re teknologjike, me çka numri i punëtorëve në këtë qytet do të rritet për 40 për qind në 330.

Kur të plotësohen vendet e rinj të punës, kompania në mbarë botën do të ketë të punësuar rreth 1,600 njerëz.

Ndërkohë drejtori i ri i Yahoo Scott Thompson bëri të ditur se kompania do të largoj rreth 2,000 të punësuar të cilët nuk përputhen në skemën e re për përmirësimin e kësaj kompanie. Pas konfirmimit zyrtar dihet se do të largohen rreth 14 për qind nga 14,100 punëtorë të kompanisë.

Rreth 2,000 të punësuar të Yahoosë qysh sot pritet të lajmërohen se kanë humbur vendin e punës pranë kompanisë. /Telegrafi/