Telegrafi

Skype përdoret zyrtarisht edhe në Kongresin Amerikan

Komiteti i Administratës në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA, ka miratuar përfshirjen e Skype në mjetet e komunikimit, si videokonferenca apo shërbime të tjera, ndërsa anëtarët e kongresit ndodhen jashtë shtetit.

Që këtej e tutje, çdo kongresmen do të ketë adresën e tij, që do të shënohet në CV dhe do ta përdorë këtë të fundit për mbledhje të përditshme, nëse ëhtë në pamundësi për të qënë present në Kongres.

Inxhinjerët e Skype, kanë punuar ngushtë me ata të kongresit, sidomos sa i përket fushës së sigurisë. Tashmë shprehja: “Skype të sjell më afër”, vlen edhe për kongresmenët. /Telegrafi/