Telegrafi

Skype: Mbi 27 milionë përdorues njëkohësisht

Kjo shifër domethënë se 124 milionë përdorues mesatarisht qasen në shërbimet e Skype, për çdo muaj.

Rritja e numrit të përdoruesve të Skype është nxitur nga disa lëvizje të suksesshme në biznes të cilat i ka ndërmarrë kjo kompani gjatë muajve të fundit.

Më shumë se 1 milion konsumatorë e kanë shkarkuar aplikacionin e Skype në iTunes bashkë me alternativën e njohur si FaceTime, e cila u mundëson përdoruesve të këtij shërbimi video-komunikim edhe në grupe, mirëpo fillimisht kjo është e mundur vetëm për konsumatorët Premium të këtij shërbimi.

Së fundmi, Skype ka përvetësuar edhe shërbimin mobil Qik, për të cilin ka paguar rreth 125 milionë dollarë. / Telegrafi /