Skyesports ka shpallur Skyesports Masters, një ligë ekskluzive të CS:GO.
Liga do të zhvillohet për tre muaj dhe do të përfundojë me një ngjarje LAN në Mumbai, Indi me një audiencë të drejtpërdrejtë.
Liga do të përfshijë tetë ekipe vendase, që do të garojnë për grupin e çmimeve rreth 245.000 dollarë.
Ngjarja do të ndahet në tre faza, duke filluar me kualifikimet që zhvillohen nëpër internet kafet e lojërave në 20 qytete të ndryshme të Indisë si Mumbai, Delhi dhe Chennai.
Ende nuk është bërë e ditur data e saktë se kur do të filloj ngjarja Skyesports Masters. /Telegrafi/