Telegrafi

Sky Sport: Genoa ka filluar bisedimet me Gattuson

Gennaro Gattuso (Getty Images/Guliver)

Aurelio Andreazzoli pranon se Genoa ka humbur rrugën, pas humbjes 4-0 ndaj Lazios, derisa raportohet se Gennaro Gattuso është në bisedime për të marrë drejtimin e skuadrës.

Stefano Pioli është gjithashtu një kandidat për t’u emëruar trajner i skuadrës italiane, por Sky Sport Italia raporton se negociatat fillestare tashmë kanë filluar me ish-strategun e Milanit.

“Sot, një skuadër e meritonte qartë fitoren dhe një qartë e meritonte të humbiste,” ka thënë Andreazzoli në Sky Sport Italia.

“Kishte mbizotërim në çdo fushë: karakter, zotërim, vendosmëri dhe organizim. Ne mund të kishim bërë më shumë, por gjithashtu ishim të pafat me Thomas Strakoshan duke bërë disa pritje të shkëlqyera”.

Lexo po ashtu Gattuso mund të kthehet si trajner i Milanit

“Ndërlikohet nëse nuk i përfundojmë mundësitë tona të shënimit kundër një skuadre shumë më të fortë. Ne kemi humbur rrugën tonë dhe unë marr përgjegjësinë, jo lojtarët”, ka thënë më tej ai.

Gattuso lidhet edhe me një rikthim befasues te Milani, në rast se klubi italian e shkarkon Marco Giampaolon. /Telegrafi/