Monaco ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të sezonit të ri të ligës elitare franceze.
Kuqebardhët para shikuesve të vetë humbën me rezultat të thellë prej 3-0 kundër Lyonit në kuadër të javës së parë të Ligue 1.
Për të përkeqësuar gjendjen e trajnerit Leonardo Jardim u përkujdes edhe mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas.
Ky i fundit mori karton të kuq pas një ndërhyrje të palejuar ndaj Leo Duboisit, megjithëse në shikim të parë nuk u duk se ishte e qëllimtë.
Por, pas shikimit përmes video asistencës – VAR, gjyqtari e përjashtoi nga ndeshja futbollistin dhe tashmë është dënuar me tri ndeshje mos lojë.
Ndryshe, ky është vetëm kartoni i tretë i kuq gjatë gjithë karrierës, ku dy të tjera i kishte marrë sa ishte lojtar i Chelseat. /Telegrafi/