Telegrafi

Skuadrat më të dalluara deri më tani në turneun e Dota 2 – Bali Major 2023

Turneu Major i Dota 2 në Bali ka filluar, dhe së shpejti do të mësohen skuadrat që do të kalojnë në fazën e Play-Off.

Tashmë janë zhvilluar shumë ndeshje në turneun Dota 2 Bali Major.

Gjithsej 18 skuadra janë të ndara në dy grupe, dhe vetëm 12 prej tyre do ta kenë fatin që të kalojnë në Play-Off.

Në këtë turne skuadrat janë duke garuar për një grup çmimesh prej 500.000 dollarësh.

Deri më tani dy skuadrat më të dalluara të turneut janë Liquid me katër fitore në grupin A, dhe Quest Esports me pesë fitore në grupin B.

Faza e Play-Off do të fillojë nga data 5 korrik, dhe ndeshjet do të zhvillohen në formatin ‘Bo3’.

Finalja e madhe do të zhvillohet me datën 9 korrik në formatin ‘Bo5’. /Telegrafi/