Telegrafi

Skuadrat shqiptare mësojnë kundërshtarët në Ligën e Evropës

Është hedhur para pak çastesh shorti i raundit të dytë të Ligës së Evropës, ku skuadrat shqiptare kanë mësuar kundërshtarët e tyre.

Short thuajse i pakalueshëm për tre skuadrat e Superiores.

Luajnë të gjitha në shtëpi, teksa Kukësi pret gjigantin gjermwn Wolfsburgun, Teuta do të përballet me Granadën dhe Laçi pret gjigantët izraelit të Hapoel Ber Sheva.

Shkëndija e Tetovës luan në udhëtim tek ekipi rumun Botosani.

Ndërkohë ekipi tjetër shqiptar, Renova pret në shtëpi gjigantin kroat Hajduk Split.

Ndërkohë kampioni kosovar Drita luan në udhëtim te Sileks në Maqedoninë e Veriut.

Përballjet e skuadrave shqiptare:

Botosani – Shkëndija
Teuta-Granada
Laçi-Hapoel Ber Sheva
Kukësi-Wolfsburg
Renova – Hajduk Split