Telegrafi

Skuadrat shqiptare mësojnë kundërshtarët në Ligën e Evropës – Kukësi i pafat

Është hedhur shorit për raundin e tretë të Ligës së Evropës në Nyon të Zvicrës.

Skuadrat shqiptare kanë mësuar emrat e kundërshtarëve të tyre, derisa fati nuk ishte në anën e tyre.

Laçi është më i favorizuari nga ekipet shqiptare për të realizuar ëndrrën e pjesëmarrjes në grupe të Ligës së Evropës teksa shorti i ka vënë në raundin e tretë rivalë të përballueshëm.

Përballje ferri për Shkëndijën. Nëse kuqezinjtë eliminojnë Botosanin, mund të sfidojnë Totenhamin , i cili duhet të kalojë Lokomotiva Plovdivin.

Kukësi, i cili ka një malorë të ashpër me Wolfsburgun do të përballet me ukrainasit e Desnas, gjithmonë nëse eliminon gjigantët gjermanë.

Laçi, i cili luan me Hapoel Beer Shevën, do të gjejë në raundin e tretë fituesin e Coleraine – Motherwell.

Ekipi i Teutës, nëse kalon raundin e dytë të këtij kompeticioni do  të përballlet me fituesin e çifti Lokomotiva Tbilis – Dinamo Moska.

Shorti nuk është treguar bujar me Renovën. Nëse eliminojnë Hajduk Splitin, gjejnë në raundin e tretë fituesin e Neftci Baku – Galatasaray. /Telegrafi/