Telegrafi

Skuadrat LOUD dhe fnatic do të përballen në finalen e madhe të Valorant në Sao Paulo

Nuk ka mbetur shumë nga finalja e madhe e turneut VCT 2023: LOCK//IN Sao Paulo.

Gjithsej 32 skuadra garuan në turneun e madh të Valorant, për një grup çmimesh prej 500.000 dollarësh.

Në finalen e madhe do të përballen dy skuadrat LOUD dhe fnatic, nesër (e shtunë) duke filluar nga ora 19:00.

Për fituesin e këtij turneu do të ndahen gjithsej 100.000 dollarë, ndërsa vendi i dytë fiton 60.000 dollarë.

Turneu po mbahet në Sao Paulo të Brazilit në sallën Ginásio do Ibirapuera.

Ndeshja finale do të transmetohet në kanalin zyrtar të Valorant në platformën Twitch. /Telegrafi/