Site icon Telegrafi

Skuadrat e mëdha kosovare takohen në Ligën e Parë

Liga e Parë sjellë sot shtatë përballje interesante me të cilat kompletohet xhiroja e katërt e fillimit të edicionit 2020/21.

Në Grupin A veçohen përballjet e skuadrave me emër në futbollin tonë.
Në “Përparim Thaçi” të Prizrenit, Liria do të jetë nikoqire e Trepçës.

Në anën tjetër, Vëllaznimi udhëton drejt “Ferki Aliu”, ku do të ballafaqohet me Vushtrrinë.
Takime që zgjojnë kurreshtje luhen edhe në kuadër të Grupit B.

Flamurtari do të jetë vendës i KEK-ut, ndërsa Vllaznia pret Ferizajn në Pozhoran, në një sfidë që pritet të jetë e nxehtë duke ditur rivalitetin që kanë krijuar dy skuadra pas sfidës së barazhit të para tri viteve.

Të gjitha ndeshjet fillojnë prej orës 15:00.

LIGA E PARË – SOT

GRUPI A
Liria – Trepça
Vushtrria – Vëllaznimi
A&N – Malisheva
Dukagjini – Onix

GRUPI B
Flamurtari – KEK-u
Vllaznia – Ferizaj
Kika – Ulpiana.

Exit mobile version