Telegrafi

Skuadrat e La Ligas befasojnë Chapeconesen, futbollistët e tyre nënshkruajnë fanellat dhe ia bëjnë dhuratë klubit brazilian (Foto)

La Liga është solidarizuar me tragjedinë e skuadrës braziliane, Chapecoense.

Tragjedia e Chapeonces tronditi gjithë botën dhe në veçanti adhuruesit e futbollit, të cilët e përjetuar rëndë.

Lexo po ashtu Njihuni me skuadrën e re të Chapecoenses, zyrtarizohen 11 lojtarë dhe trajneri – prezent edhe njëri nga të mbijetuarit (Foto)

Aksidenti ajror i skuadrës braziliane la të vdekur gati gjithë skuadrën dhe stafin, përveç tre futbollistëve që mbijetuan, përcjell Telegrafi.

Pas kësaj tragjedie të gjithë filluan solidarizimin me ta dhe mobilizimin për të ndihmuar Chapeconsen, teksa së fundi janë edhe skuadrat e La Ligas.

Të gjitha skuadrat spanjolle te La Ligas kanë nënshkruar fanellat e tyre nga futbollistët e tyre dhe ia kanë bërë dhuratë Chapecoenses në shenj solidarizimi. /Telegrafi/

Fanellat e nënshkruara nga futbollistët e gjitha skuadrave të La Ligas