Po vazhdon gara e nxehtë në turneun e fundit Major të CS:GO në Paris.
Tashmë disa skuadra kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën tjetër ‘Legends Stage’ ku i presin tetë skuadrat që janë kualifikuar më herët nga RMR.
G2 dhe ENCE janë dy skuadrat e para që janë kualifikuar për në ‘Legends Stage’ duke shënuar nga tri fitore radhazi.
Ndërkaq nga gara janë eliminuar skuadra si Complexity, OG, The Mongolz, Fluxo dhe MOUZ.
Edhe pak ka mbetur për t’u mësuar edhe gjashtë skuadrat tjera që kalojnë në fazën ‘Legends Stage’, ku ndeshjet do të zhvillohen në sallë me audiencë.
BLAST Paris Major ndan rreth 1.250.000 dollarë për skuadrat pjesëmarrëse.
Pjesë e këtij turneu është edhe ekipi shqiptar Bad News Eagles, që janë të kualifikuar direkt në ‘Legends Stage’. /Telegrafi/