Telegrafi

Skuadrat e kualifikuara deri më tani në turneun e Dota 2 – Bali Major 2023

Më pak se një muaj na ndanë nga fillimi i Majorit të Dota 2 që do të mbahet në Bali të Indonezisë.

Gjithsej 18 skuadra do të jenë në garë për një grup çmimesh prej 500.000 dollarësh në Bali.

Tashmë disa skuadra veç se e kanë siguruar pjesëmarrjen në këtë turne.

Tundra Esports, Team Spirit, PSG.LGD, Team Aster dhe Bleed Esports janë skuadrat e konfirmuara deri më tani për Bali Major.

Turneu do të zhvillohet nga data 29 qershor deri me datën 9 korrik, kur edhe do të luhet finalja e madhe në formatin ‘Bo5’.

Për fituesin e vendit të parë do të ndahen 200.000 dollarë si dhe 600 pikë DPC. /Telegrafi/