Site icon Telegrafi

Skuadra e tij humbi, por Hadërgjonaj shpallet futbollist i ndeshjes (Foto)

Shkëlqimi i Florent Hadergjonajt në Gjermani nuk ka fund.

Ylli kosovar ka zhvilluar edhe një ndeshje spektakolare me skuadrën e tij Ingolstadt.

Për fat të keq klubi kuq e zi ka humbur në udhëtim nga Hertha e Berlinit me rezultat minimal 1-0.

Por në fund të ndeshjes, edhe pse ishte në skuadrën humbëse, fitues doli mbrojtësi fantastik nga Kosova.

Hadergjonaj është zgjedhur si lojtari më i mirë i ndeshjes nga portali i njohur ‘Whoscored’.

22-vjeçari ka marrë notën më të lartë nga të dyja ekipet (7.8), falë paraqitjes së tij të mirë në defensivë, por ai luajti mirë edhe në repartin e sulmit duke bërë harkime të bukura por që nuk u shfrytëzuan nga sulmuesit.

Një gjë është e sigurt, Ingolstadt e ka blerë yllin e Kosovës për vetëm dy milionë euro, por pritet të fitojë mbi pesë herë më shumë me shitjen e tij. /Telegrafi/

Florent Hadergjonaj ishte lojtari i ndeshjes me notën më të lartë (7.8)
Exit mobile version