Skuadra e mesfushorit të Kombëtares së Shqipërisë, Ledian Memushajt, Pescara, ka arritur që të inkuadrohet në Serie A.
Këtë sukses, Pescara e arriti pas barazimit në udhëtim në ndeshjen e dytë të barazhit ndaj Trapanit, 1:1.
Në këtë ndeshje mungoi Memushaj, i cili është me Kombëtaren në Francë.
Përkundër mungesës, Memushaj ka merita të mëdha, për shkak se ka qenë lider i skuadrës gjatë gjithë sezonit njëherit edhe kapiten.
Pescara do t’i bashkëngjitet Crotones dhe Cagliarit që siguruan më parë Serien A.