Armando Sadiku mund të përfundojë në elitën e futbollit gjerman.
Është skuadra e njohur gjermane, Borussia Moenchegladbach që ka shprehur interesim për sulmuesin shqiptar.
Sadiku shkëlqeu në Kampionatin Evropian ‘Francë 2016’, ku shënoi edhe golin e vetëm për Shqipërinë.
Ai ka filluar stërvitjet me skuadrën e tij Zurichin, por ka treguar se do të largohet nga aty.
Gjermanët e Borussia Moenchegladbach janë të gatshëm ta paguajnë kartonin e lojtarit për ta transferuar atë.
Megjithatë Zurichu ka paralajmëruar mbajtjen e Sadikut edhe pse vështirë të ndodhë një gjë e tillë.
Për Sadikun interesim ka shprehur edhe Sampdoria në Serie A. /Telegrafi/