Është formuar dy vite më pare por në këtë edicion do garoj për here të pare në Ligën e Dytë të Kosovës.
Bëhet fjalë për skuadrën FC A&N nga Prizreni, e cila po krijon një super klub.
Tashmë kjo skuadër ka filluar të mendojë për përforcime në klub, e ku nuk mungojnë edhe emrat e disa futbollistëve nga Superliga e Kosovës.
Vigan Rexha e Adell Salihi nga Liria, pastaj dyshja nga Ballkani, Ilir Gegaj e Leutrim Gashi janë emrat e përforcimeve që ky ekip ka bërë gjatë këtij muaji dhe që të gjithë ishin pjesë e Superligës edicionin që lamë pas.
Por, këta nuk do të jenë edhe të fundit pasi që klubi prizrenas do të sjell edhe lojtarë të rinj në ekip.
Ndryshe, klubin e udhëheq trajneri i suksesshëm, i cili dikur ishte lojtar i Lirisë, Genc Tamniku. /Telegrafi/