Site icon Telegrafi

Skuadra e Dritës rezulton negative në testet për coronavirus

(Foto: Getty Images/Guliver/Facebook)

E gjithë skuadra e Dritës i është nënshtruar testeve për coronavirus para ndeshjes së vlefshme në kuadër të raundeve kualifikuese të Ligës së Evropës.

Me titullin “Dalin rezultatet e testeve për COVID-19”, klubi nga Gjilani ka bërë të ditur se të gjithë të testuarit kanë rezultuar negativ.

Dje (e hënë) klubi jonë iu është nënshtruar testeve në prag te ndeshjes me Sileksin në kuadër të Europa League dhe sapo kemi marrë rezultatet e testeve për COVID-19 dhe të gjithë kemi rezultuar negativ”.

“Jemi gati për ndeshje!”, thuhet në njoftimin e Dritës të publikuar në rrjetet sociale.

Skuadra e Dritës do të përballet me Sileksin të enjten (17 shtator) në Shkup, në kuadër të raundit të tretë kualifikues në Ligën e Evropës.

Kampioni është ekipi i vetëm nga Kosova që ka mbetur në garat evropiane, ku këtë edicionin kishin garuar edhe Gjilani dhe Prishtina.  /Telegrafi/

Exit mobile version