Site icon Telegrafi

Skocia, Sllovakia dhe Hungaria marrin biletat e fundit për në “EURO 2020”

Skocia, Sllovakia dhe Hungaria kanë shënuar fitore në finalet e play off-it të Ligës së Kombeve, duke siguruar biletat për në EURO 2020.

Hungaria ka bërë përmbysje të madhe, duke i shënuar dy gola në katër minutat e fundit.

Goli i shpejtë i islandezëve me Gylfi Siggurdson u bë i pavlerë vetëm në minutat e fundit të ndeshjes kur Nego barazoi shifrat në të 88-ën, ndërsa talenti Szoboszlai në të 92-ën me një goditje të bukur nga jashtë zone shënoi edhe golin e fitores dhe të kualifikimit për Hungarinë.

https://www.youtube.com/watch?v=sSzLgcrIZXI&ab_channel=Ho%C3%A0ngH%E1%BA%A3iVlog

Hungaria do të jetë të grup me Gjermaninë, Portugalinë dhe Francën.

Skocia ka fituar me penallti ndaj Serbisë në Beograd, pasi loja e rregullt u mbyll 1-1.

https://www.youtube.com/watch?v=fblk5aNELbw&ab_channel=FOOTBALLHIGHLIGHT

Skocia me golin e Christie (52’) kaloi në epërsi, por Luka Jovic në minutën e fundit të ndeshjes barazoi shifrat (90’) dhe ndeshja shkoi në penallti, meqenëse në vazhdime asnjëra skuadër nuk arriti të realizojë.

Sllovakia gjithashtu me shumë vështirësi triumfoi në udhëtim të Irlanda Veriore (2-1).

Juraj Kucka në minutën e 17-të kaloi mysafirët në epërsi, por autogoli i Milan Skriniar (88′) bëri që ndeshja të shkonte në vazhdim.

Ishte Duris që në minutën e 110-të kualifikoi Sllovakinë në kampionatin Evropian.

Më herët ishte Maqedonia që e siguroi një biletë për në Kampionatin Evropian. /Telegrafi/

Exit mobile version