Skocia ka shënuar fitore ndaj Spanjës me rezultat 2-0 në ndeshjen e dytë të fazës se eliminatoreve për Euro 2024.
Me të filluar takimi skocezët kaluan në epërsi në rastin e parë që e kishin.
Andreë Robertson harkon te Scott McTominay i cili shënoi për 1-0.
Goli i dytë erdhi në fillimin e pjesës së dytë dhe nga i njëjti lojtar.
McTominay shënoi super gol me një goditje nga distanca për 2-0.
Spanja nuk arriti të bëjë asgjë për të gjetur të paktën golin e nderit në këtë përballje.
Skocia është liderë e grupit me gjashtë pikë, ndërsa Spanja ka tri pikë. /Telegrafi/