Telegrafi

Skoci-Ukrainë, do të zhvillohet me 1 qershor

Pushtimi rus në Ukrainë vijon ende, megjithatë kombëtarja e këtij vendi po përgatitet për eliminatoret e Kupës së Botës Katar 2022.

FIFA ka përcaktuar datat e ndeshjeve të Play Off-it, të cilat u shtynë në muajin mars.

Kështu gjysmëfinalja Skoci-Ukrainë do të luhet më 1 qershor dhe fituesja do të përballet me Uellsin më 5 qershor, për një biletë për në Katar 2022, me britanikët që në mars mposhtën Austrinë në gjysmëfinalen tjetër.

Ndeshja mes Skocisë dhe Ukrainës ishte parashikuar të luhej në “Hampden Park” të Glasgout më 24 mars.

Ajo ndeshje ishte vendosur të shtyhej për shkak sulmit rus mbi shtetin ukrainas. /Telegrafi/