Site icon Telegrafi

S’kishte ndeshje, por 130 mijë tifozë të Atletico Nacionalit dolën në stadium për nderë të Chapecoenses (Video/Foto)

130 mijë tifozë të skuadrës kolumbiane Atletico Nacional janë mbledhur në stadiumin e tyre brenda dhe jashtë për të nderuar klubin brazilian Chapecoense pas aksidentit tragjik ajror.

Mbi 100 mijë tifozë e qytetarë të Medellinit u mblodhën jashtë stadiumit për t’a nderuar klubin Chapecoense që humbi stafin drejtues dhe lojtarët në aksidentin ajror.

Atletico Nacional do të ishte kundërshtar i Chapecoenses në duelin e parë final në kuadër të Kupës së Amerikës së Jugut që do të duhej zhvilluar sonte mbrëma pikërisht në Medellin.

Pamje nga perspektiva e zogut nga stadiumi i Atletico Nacionalit. Madhështore!

Por, pas aksidentit ajror ku u shua klubi i Chapecoenses dhe e gjithë skuadra e parë me 19 lojtarë që ndërruan jetë, atëherë finalja natyrisht se nuk do të zhvillohej, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth klubit brazilian Chapecoense dhe tragjedisë ajrore të tyre!

Me këtë rast, tifozë të shumtë të Atletico Nacionalit kanë dalë në stadiumin e tyre për të shprehur përkrahjen për klubin brazilian, ku madje edhe kënduan këngën e tyre në përkrahje të klubit që ishte kundërshtar i tyre i finaleve: “Vamos Chape, Vamos Chape”.

“Chapeco, ju gjithmonë do jeni fitues”, një nga parullat e shpalosura nga tifozët e Atletico Nacionalit.

Atletico Nacional ditë më parë po ashtu kërkoi që t’i jepej tituli i Kupës së Amerikës së Jugut klubit Chapecoense në shenjë nderi dhe respekti edhe pse finalja nuk është zhvilluar dhe rrjedhimisht trofeu do t’i takonte Atletico Nacionalit. Këta të fundit nuk e kanë pranuar trofeun dhe duan që ai t’i jepet skuadrës braziliane që u përball me aksidentin ajror para arritjes në Medellin. /Telegrafi/

https://twitter.com/photosofootball/status/804285680922853377

https://twitter.com/BrazilStats2/status/804292460436406277

https://twitter.com/BigSportGB/status/804297749046792192

Exit mobile version