Skuadra shqiptare, Skënderbeu ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë ndaj klubit nga Andorra, Sant Julia, të cilin e mposhti me rezultat 5-0.
Skënderbeu i është bashkuar Shkëndijës së Tetovës si skuadra e dytë e cila kalon në raundin tjetër kualifikues në Ligën e Evropës.
Djelmoshat e trajnerit Ilir Daja zhvilluan një ndeshje të madhe në udhëtim duke arritur të sigurojnë fitoren qysh në pjesën e parë.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e dytë të ndeshjes dhe u shënua nga sulmuesi malazez Goran Vujovic, ndërsa goli i 2-0 erdhi nga minutën e 38 nga James Adeniyi.
Në pjesën e dytë, golat e skuadrat nga Korça erdhën në minutat e fundit, ku fillimisht u shënua në minutën e 79 një autogol nga Bruto, ndërsa për 4-0 shënoi mesfushori kosovar, Donjet Shkodra në minutën e 90.
Goli i fundit dhe vendimtar për 5-0 u shënua në minutat shtesë ylli i skuadrës, Liridon Latifi. /Telegrafi/