Skuadra shqiptare, Skënderbeu i Korçës ka arritur të kaloj në raundin e tretë në Ligën e Evropës.
Ish-kampionët e Shqipërisë kanë mposhtur në ndeshjen e dytë skuadrën kazake Kairat Almaty me rezultat 2-0.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të bardhë 0-0.
Golin e epërsisë për vendasit e shënoi mesfushori Sabjen Lilaj në minutën e 50-të.
Lilaj 15 minuta para fundit të ndeshjes u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua.
Kur të gjithë prisnin që mysafirët të reagonin ndodhi e kundërta.
Sulmuesi Sebina Plaku u shërbye mirë në zonë nga Radas dhe shënoi për 2-0.
Kësisoj Skënderbeu kaloi tutje në raundin e tretë ku do të përballet me skuadrën ceke Mlada Boleslav. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=eE51t2oCMI4
Sebino Plaku Goal HD – Skenderbeu (Alb) 2-0 K… by Football–Live