Pas përfundimit të ndeshjeve në Ligën e Evropës, janë mësuar edhe emrat e skuadrave dhe ndarjet e tyre në vazo për fazën në grupe të kësaj gare të madhe evropiane.
Gjiganti shqiptar, Skënderbeu është në vazon e katërt, ashtu siç pritej për shkak të koeficientit, ndërsa thuajse në çdo vazo tjetër ka kundërshtarë tejet të fortë.
Shorti i fazës në grupe të Ligës së Evropës hidhet të nesër në orën 13:00.
Vazo 1: Arsenal, Zenit, Olimpik Lion, Dinamo Kiev, Villareal, Atletik Bilbao, Lazio, Milan, Viktoria Plzen, RB Salzburg, Kopenhagë, Sporting Braga.
Vazo 2: Steaua Bukuresht, Ludogorets, Everton, BATE, Young Boys, Olimpik Marseille, Real Sociedad, Makabi Tel-Aviv, Lokomotiva Moskë, Hertha Berlin, Austria Vjenë, Nice.
Vazo 3: Astana, Partizan Beograd, Hofenhheim, Koln, Rijeka, Vitoria Gimaraes, Atalanta, Zulte Waregem, Zoria, Rosenborg, Sheriff Tiraspol, Hapoel Ber Sheva.
Vazo 4: Apollon Limasol, Istanbul Bashakshehir, Konyaspor, Vittese, Slavia Pragë, Crvena Zvezda, Skënderbeu, Zhilin, AEK Athinë, Lugano, Vardar, Ostersunds. /Telegrafi/