Skënderbeu ka marr një rezultat të mirë në ndeshjen e parë në udhëtim ndaj Kairat Almaty e vlefshme për Ligën e Evropës, duke barazuar 1-1.
Skuadra shqiptare nga Korça ka zhvilluar një ndeshje të madhe në ndeshjet para-kualifikuese për grupet e Evropa Ligës, duke arritur një barazim të madh ndaj kazakëve të Almatyt.
Vendasit ishin të parët që kaluan në epërsi me anë të sulmuesit, Gerard Gohou, i cili shënoi në minutën e nëntë për 1-0 pas asistimit të Gafurzhan Suyumbayev.
Në vazhdimin e kësaj pjese, të dy skuadrat patën edhe raste tjera për gol, por pa arritur të tundin rrjetën dhe skuadrat shkuan në pushim me atë rezultat.
Në pjesën e dytë, Skënderbeu arriti të bëhet më e gjallë dhe të ketë më shumë raste për gol.
Kjo lojë deli të jetë efikase, pasi në minutën e 72 ishte mesfushori Bacary Nimaga, i cili barazoi rezultatin në 1-1 pas asistimit të Liridon Latifit.
Ky gol doli të jetë vendimtar për Skënderbeun, pasi ndeshja përfundoi me barazim 1-1, rezultat ky shumë i mirë për skuadrën shqiptare për ndeshjen e kthimit. /Telegrafi/