Në Korçë nuk janë bërë aspak pishman për Mathiu Boniface, pasi e kanë parë mirë atë dhe nuk i ka bindur.
Po përgjigja e Skënderbeut vjen për nigerianin tjetër, Otto John që është duke shkëlqyer me Trepcën ‘89.
“Oto John ka kontratë afatgjatë me Skënderbeun dhe është i huazuar te Trepça ’89 deri në qershor”, ka reaguar klubi bardhekuq sipas “Sport Ekspres”.
Drejtori sportiv i Partizanit, Haxhia në një intervistë të dhënë deklaroi se Oto John do i bashkohet Partizanit në verë, por duket se kjo nuk do të ndodhë.
Në anën tjetër edhe kryetari i 89-shit Abedin Zeka kishe thënë se lojtari është i 89-shi deri në qershor dhe do të tentojnë që t’ia vazhdojnë kontratën.