Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se në Skenderaj ka ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes.
Sipas njoftimit, kjo ka ndodhur për shkak të defektit në rrugën “Faik Jashari” në Lagjen1, shkruan Telegrafi.
“Për shkak të defektit në rrugën “Faik Jashari” në Lagjen1, ka nderprerje të furnizimit me ujë të pijes”, thuhet në njoftim.
Rregullimi i defektit do të nis nesër dhe do të rikthehet furnizimi me ujë të pijes.
“Sanimi i defektit fillon neser kur edhe pritet të rikthehet furnizimi me ujë të pijes”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/