Skender Potera – Gogi ka fituar serish garën Drag Race, e para për 2019, e cila u mbajt sot në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë.
Potera me Golf 4 distancën prej 402 metrave e kaloi për 10.237 sekonda, ndërsa në vozitjen kualifikuese ka pasur kohë edhe më të shpejtë.
“Kemi punuar shumë në veturë dhe kemi pritur rezultat të mirë, e njëkohësisht edhe fitore. Me modifikimet që i kemi testuar mund të arrij kohë edhe më të shpejtë, madje synimi është tetë sekonda, por presioni i madh nuk lejon ta zhvillojmë këtë shpejtësi. Sidoqoftë, jam i kënaqur me rezultatin dhe presim që edhe në garat e ardhshme të vazhdojmë me këtë ritëm”, ka thënë Potera pas suksesit të sotëm (e diel) – transmeton KP.
Garat janë zhvilluar në tri divizioni FWD (veturat që tërheqin me rrota të përparme), RWD (veturat që tërheqin me rrotat e pasme) dhe AWD (veturat 4×4).
Në disa klasa rivaliteti ka qenë tepër i madh, por gjatë gjithë garës ka mbretëruar fryma sportive, për çka Federata e Auto Sportit e Kosovës i ka përgëzuar të gjithë garuesit.
Drag Race i radhës mbahet në qershor.
Divizioni FWD
Klasa 11: Hilmi Behrami (Opel Corsa) 11.984
Klasa 12: Leutrim Isufi (Golf II) 12.225
Klasa 13: Labinot Syla (Opel Corsa) 14.473
Klasa 14: Sadat Rama (Golf II) 14.098
Klasa 15: Enis Nishlia (Opel Astra) 15.113
Klasa 16: Enis Bytyqi (Audi A3) 16.470
Divizioni RWD
Klasa 10: Esad Dosljak (Opel Corsa) 11.265
Klasa 11: Arbnor Musliu (Opel Corsa) 11.212
Klasa 12: Bejtullah Berisha (BMW M3) 12.777
Klasa 13: Drilon Bytyqi (BMW 335) 13.190
Klasa 14: Alban Cakaj (BMW 325) 14.878
Klasa 16: Rinor Vërbovci (Mercedes C220) 16.233
Divizioni AWD
Klasa 9: Skender Potera (Golf IV) 10.237
Klasa 10: Gojart Potera (Audi RS6) 10.949
Klasa 11: Valentin Beqiri (Audi RS6) 11.729
Klasa 12: Albi Humolli (Porche Panamera) 12.227
Klasa 13: Liridon Buduri (Audi S3) 13.156
Klasa 14: Endrit Sadullahi (BMW 320) 14.628