Ndeshja e futbollit Nice-Marseille u ndërpre nga gjyqtari pasi fusha u pushtua nga disa mbështetës të Nices të dielën për ndeshjen që u luajt në javën e tretë në Ligue 1.
Incidenti filloi në minutën e 75 -të kur lojtari i mysafirëve, Dimitri Payet ktheu një nga shishet e shumta plastike në drejtim të tifozëve të skuadrës vendase.
Të tërbuar, mbështetësit zbritën në fushë për të kërcënuar numrin 10-të të Marseilles, para se gjyqtari të kthejë lojtarët përsëri në dhomën e zhveshjes.
Mes kësaj tollovie të shkaktuar, u panë edhe grushte të shpërndara mes tifozëve dhe lojtarëve të kundërshtar.
Në skenë u shfaqen edhe të dyja kampet e skuadrave, duke pasur përleshje fizike edhe mes tyre.
Natyrisht se në lidhje me këtë incident do të reagojë Federata e Futbollit ë Francës, që do t’i gjobitë të dyja klubet. /Telegrafi/