Site icon Telegrafi

Skena të rralla në futboll: Gjyqtari i takimit Sevilla-Granada i riktheu dy herë lojtarët në fushë në vërshëllimën e fundit të sfidës

Gjyqtari i takimit Sevilla – Granada dha një minutë lojë shtesë, duke sinjalizuar më pas përfundimin e takimit.

Por, më pas u sinjalizuan edhe tre minuta në sfidën e La Ligës, me gjyqtarin që sinjalizoi se duhet luajtur deri në minutën e 93-të.

Ricardo de Burgos Bengoetxea u bëri thirrje lojtarëve që të kthehen në fushë nga dhomat e zhveshjes për të luajtur minutat e mbetur.

Të dy ekipet u përshëndetën me zyrtarët e ndeshjes me disa lojtarë që filluan t’i hiqnin fanellat për t’u drejtuar në zhveshtore.

Por, momenti habitës erdhi, kur gjyqtari bëri me shenjë se lojtarët duhet të rikthehen në fushë dhe të vazhdojnë të luajnë edhe për dy minuta të tjerë.

Padyshim se ky është moment i rrallë në futboll, e që nuk thuhet kot se befasitë në sportin më të ndjekur në botë nuk përfundojnë asnjëherë. /Telegrafi/

Exit mobile version