Kishte skena të pabesueshme në Hamburg të dielën kur klubi gjerman St Pauli u rikthye në Bundesligë për herë të parë në 13 vjet.
Tifozët u panë të rreshtuar në rrugë përpara ndeshjes, dhe më pas u vërshuan në fushë brenda disa sekondash nga vërshëllima e fundit që sinjalizoi rikthimin e tyre në elitën e futbollit gjerman.
St. Pauli trumfoi 3-1 ndaj VfL Osnabruck në Millerntor Stadion për të siguruar promovimin.
Por, festa filloi shumë përpara se lojtarët e skuadrës të shkelnin në fushë të dielën, pasi rreth 5000 tifozë u mblodhën në rrugët që të çojnë në stadium para fillimit.
Flamujt dhe pankartat u valëvitën, tymi po dilte nga fishekzjarrët e ndezur dhe zhurma e mijëra tifozëve që u bashkuan për brohoritjet e “St Pauli” u dëgjuan në rrethin e Hamburgut.
Duke pasur parasysh se ata ishin përballë një skuadre që ishte në fund të tabelës dhe tashmë e rënë në ligën e dytë, me Osnabruck që kishte fituar vetëm pesë ndeshje gjatë gjithë sezonit, tifozët e St Pauli ishin mjaft të sigurt se të paktën do të merrnin pikën që u duhej për të siguruar promovimin.
Dhe atmosfera e tifozëve u përhap shpejt nga rrugët në tribuna, me mbështetësit që më pas vendosën të futen edhe në fushë me t’u kryer ndeshja. /Telegrafi/