Skena profesionale e video-lojës Apex Legends po bën rikthimin e shumëpritur me një turne LAN me çmime të mëdha.
Turneu i radhës në video-lojën Apex Legends është lajmëruar të mbahet në qytetin Stokholm të Suedisë, me datën 29 prill, ku do të luhen “Play-Off”-et e ligës ALGS Pro League Split 2.
Ky turne pritet të shpërndajë çmime në vlera afër një milion euro, në një ngjarje që do të bashkojë 40 ekipe në përballje për tre ditë.
Turneu fillon me fazën e grupeve të premten, më 29 prill dhe më pas do të vazhdojë në një format me eliminim të dyfishtë të shtunën, më 30 prill.
Finally!🔥
All of the top #ALGS Pro League talent from 5 regions together for the Split 2 Playoffs!
We're headed to Stockholm!
Read the full blog here: https://t.co/6Cshns1rLl pic.twitter.com/i0LNy5AhuE
— Apex Legends Esports (@PlayApexEsports) March 24, 2022
Vetëm 20 skuadrat më të mira nga grupi i lojës do të kalojnë në finale të dielën më 1 maj, ku do të luhet në formatin Match Point, ku kampionët duhet të sigurojnë një fitore në ndeshjen finale për të përfunduar turneun.
Shpërblime do të ndahen për të gjitha 20 ekipet finaliste, ndërsa vendi i parë do të fitojë 227.000 euro. /Telegrafi/