Disa turistë janë bllokuar në varka, ndërsa të tjerët janë vakuuar nga hotelet e tyre pasi zjarret shpërthyen ishujt grekë dhe ‘e bënë qiellin të zi nga tymi’.
Kështu shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, sipas të cilave, destinacionet e njohura turistike të Kios dhe Kos janë shndërruar në një ‘shkretërirë’ pasi një thatësirë e zgjatur pasoi me erëra të forta që nxisin flakët.
Siç bëhët e ditur më tej, dy zjarrfikës që po luftojnë me flakët në ishujt lindorë të Egjeut janë lënduar, ndërsa kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis paralajmëroi sot pushuesit se flakët e mëtejshme këtë verë mund të jenë ‘veçanërisht të rrezikshme’.
Një sasi e madhe e tymit të zi ka mbushur qiellin në atë që një britanik i përshkroi si skena ‘apokaliptike’ me turistët që marrin alarme emergjente në telefonat e tyre për t’u zhvendosur.
Helikopterët dhe aeroplanët kanë fluturuar ‘vazhdimisht’ lart duke hedhur ujë për të luftuar zjarret e furishme, ndërsa zjarrfikësit udhëtojnë me varka nga ishulli i afërt i Lesbos dhe Athina për të shuar flakët.
Shërbimet e urgjencës lëshuan urdhra evakuimi për ata në zonën Metohi në Kios perëndimore mëngjesin e sotëm, duke i nxitur ata të drejtohen në një plazh aty pranë.
“Kemi pasur një qershor jashtëzakonisht të vështirë për sa i përket kushteve të motit, me nivele të larta thatësire dhe erëra jashtëzakonisht të forta për këtë sezon”, tha të hënën kryeministri Kyriakos Mitsotakis gjatë një takimi të kabinetit.
Vera e këtij viti, theksoi ai, ‘parashikohet të jetë veçanërisht e rrezikshme’ me zjarre.
Mitsotakis shtoi se përdorimi i dronëve si pjesë e një sistemi të paralajmërimit të hershëm për zjarret kishte qenë veçanërisht i dobishëm këtë vit dhe vlerësoi një koordinim më të mirë midis autoriteteve dhe zjarrfikësve vullnetarë për kufizimin e shkallës së dëmtimit të zjarrit deri më tani.
“Ne po hyjmë në pjesën e ashpër të periudhës kundër zjarrit dhe kjo sigurisht nuk do të fitohet pa ndihmën e publikut gjithashtu, veçanërisht në fushën e parandalimit”, ka thënë ndër tjerash Mitsotakis.
Kujtojmë se Greqia po përballet me zjarre teksa vende të rajonit si Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia e Sllovenia kanë parë shira të dendur, të shoqëruar me stuhi, të cilat në disa pjesë kanë shkaktuar dëme të shumta materiale dhe kaos në komunikacion. /Telegrafi/