Shumë skautë të klubeve, përfshirë edhe ata të Manchester Unitedit janë parë në stadiumin e Bordeaux.
Paris Saint-Germain është përballur mbrëmë me skuadrën e Bordeaux në kuadër të LIgue 1 dhe caku kryesor i tyre thuhet se ka qenë Zlatran Ibrahimovic.
Ky i fundit është duke u lidhur së fundmi me shumë klube evropiane, ndër to edhe “Djajtë e Kuq”.
Sulmuesit suedez realizoi golin për skuadrën parisiene, e cila barazoi 1:1 në kuadër të xhiros së 37-të të ligës elitare franceze, ndërsa Ibra pas përfundimit të kampionatit evropian i mbaron kontrata me PSG-në dhe mund të transferohet me parametra zero. /Telegrafi/